MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa herë ha vezë më krijohen puçrra në lëkurë. A është alergji?

29.04.2024 - 11:23

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:  Sa herë ha vezë më krijohen puçrra në lëkurë. A është alergji?

Mjeku:   Nga shpjegimi duket qartë që kemi të bëjmë më një alergji ushqimore, pra alergji nga veza që dhe vetë pacienti e identifikon. Pacienti nuk e ka treguar moshën, por zakonisht alergjitë nga veza, apo ushqime të caktuara i hasim më shpesh tek fëmijët sesa tek të rriturit. Zakonisht këto lloj alergjish kalojnë/ përmirësohen me rritjen e personit por ka raste që edhe ngelen.

Konsultohuni mjek alergolog nëse e ka të shprehur, dhe gjëja tjetër që mund të bëhet në këtë rast është të shmanget sa më shumë kontakti me produkte që përmbajnë vezë, si për shembull majoneza dhe sigurisht vezën eliminojeni fare.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.