MENU
klinika

Detyrimi shpërndahet në 3 këste

Sa tatim do paguajnë profesionet e lira?

17.04.2024 - 17:21

Rreth 29 mijë subjekte të cilat bëjnë pjesë në kategorinë e profesioneve të lira, do duhet të parapagujnë tatimin mbi fitimin gjatë këtij viti, ku tashmë janë njohur edhe me detyrimin që kanë.

Por sa është ky tatim dhe si llogaritet ai. Administrata tatimore sqaron se për tatimpaguesit me status ligjor Person Fizik, llogaritja e parapagimeve është kryer me normat progresive: 15% deri në masën e fitimit 14 milion lekë dhe 23% për çdo vlerë të fitimit mbi 14 milion lekë. Për tatimpaguesit me status të ndryshëm ligjor nga person fizik, pavarësisht përgjegjësisë së tyre tatimore, llogaritja e parapagimeve kryhet me normën 15% mbi fitimin.

Nëse do të marrim një shembull, një subjekt person fizik që ka një fitim prej 9.6 milionë lekësh në vit, do të duhet të paguajë afro 1.4 milionë lekë tatim, pasi i janë njohur së shpenzimeve të zbritshme në nivelin 35 %.

Ndërsa një biznes që akumulon një fitim prej 15.4 milionë lekësh, do të duhet të paguajë një normë tatimore mbi këtë fitim në nivelin 23 për qind, e llogaritur në një total prej afro 3.5 milionë lekësh, e ndarë në disa këste.

Përllogaritja e kësteve paraprake për vitin 2024 për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar përpara datës 31.12.2023, bazohet mbi fitimin e vetëdeklaruar nga tatimpaguesit në deklaratën tatimore vjetore, për Tatim mbi Fitimin (me afat deri 31 mars 2024) apo Tatim të Thjeshtuar mbi Fitimin (me afat deri 10 shkurt 2024). Vlera e përllogaritur është ndarë për periudhën e mbetur Prill-Dhjetor 2024, në 9 këste.

Për tatimpaguesit, që gjatë vitit 2023 kanë qenë të regjistruar pjesërisht si me Tatim të Thjeshtuar mbi Fitimin, ashtu edhe me Tatimin mbi Fitimin, përllogaritja do të kryhet mbi totalin e fitimit të vetëdeklaruar në 2 deklaratat respektive dhe tatimpaguesit do të njoftohen në llogarinë e tyre në e-Filing, në lidhje me këstet paraprake.

Tatimet sqarojnë se këstet mund të paguhen edhe në bazë mujore, por afati i tyre është 3-mujor. Konkretisht: brenda datës 30 qershor, paguhet për muajt prill, maj, qershor; Brenda datës 30 shtator, për muajt korrik, gusht, shtator dhe brenda datës 31 dhjetor, për muajt tetor, nëntor dhjetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si u shndërrua taksimi progresiv në taksim regresiv?!

Analiza: A duheshin taksuar profesionet e lira

Nga taksimi progresiv te gjobat e rritura

Paketa e re fiskale, ndryshimet që nisin nga sot


Deri në mars janë regjistruar 716 mijë autovetura

1 në 4 persona ka një makinë në Shqipëri!

Nga “taksa” e tërmetit tek energjia

Banka Botërore gati kredi tjetër 80 mln USD

Biznesi do investime, qytetarët shtëpi

Më shumë borxhe! Në 3 muaj bankat dhanë 814 mln €!

Shembujt dhe burimi i konfuzionit për shpenzimet

Sa është fatura e tatimit për profesionistët e lirë?

Do të krijohet skemë e re për profesionistët

Ndryshimi drastik që do të ndodhë me pensionet