MENU
klinika

Komisioni për TIMS

Salianji përplaset me Gjylametin: Mbledhjen e radhës ta mbajmë kur të keni protestë

19.04.2024 - 11:42

Ditën e sotme është mbledhur komisioni hetimor për “TIMS”, ku të pranishëm kanë qenë edhe anëtarët e mazhorancës.

Mes drejtuesit të komisionit Ervin Salianji dhe deputetes socialiste Blerina Gjylameti është shënuar një përplasje, ku kjo e fundit tha që mbledhjet të zhvillohen kur opozita zhvillon protesta.

Pjesë nga diskutimi:

Salianji: E hedhim në votim siç është propozuar, ta integrojmë në një kërkesën, duke hequr tek pika 3 “ju lutem na vendosni në dizpozicion kodet e fashikullit hetimor”. Kjo pjesë do të hiqet kërkesa për informacion dhe do ta dërgojmë të integruar në 1 siç është dakordësuar nga të gjithë.

Kush është pro? Kundër? 1. Abstenim? Të mërzitur? S’kemi çfarë i bëjmë. E shpjegova paraprakisht. Po të lumtur ka?

Blerina Gjylameti: Po

Salianji: Është 1, Blerina. Të tjerët nuk e shprehën. Të lumtur, jo vetëm të mërzitur. E shpjegove paraprakisht por mund edhe ta shpjegosh votën kundër.

Blerina: Bëhuni pak pozitivë. Do të propozoja që mbledhjen e radhës të komisionit ta bëjmë ditën kur ju do keni prapë protestë se jeni më eficentë ashtu.

Salianji: E pranoj sugjerimin tuaj. Kushdo që ka mundësi që të bashkohen në protestën para bashkisë në orën 11. Do vini në mbledhjen tjetër, por unë e thashë. Se kam mbyllur, e keni vetë. Protestën e kemi ne, më të gëzuar janë këta të PS. Pse ta mbyllim?! Ja ikën prapë. Këtë dua që t’ju përzë nga PS.