Sara Hoxha ka dhënë një përgjigje të tërthortë lidhur me marrëdhënien e saj me Ledri Vulën. E ftuar “n’Audi” ku dha një intervistë për Isli Islamin, ish-konkurrentja e “DWTS” u pyet rreth të pashmangshmes. Vetë pyetja nuk ishte e drejtpërdrejtë duke iu referuar Ledrit si “elefanti në makinë” për t’i lënë hapësirë Sarës që të jepte përgjigjen e saj pa u vendosur në siklet.
Sara u shpreh se e mirëkupton kuriozitetin e njerëzve, por as ajo vetë nuk është e qartë dhe nuk ka një përgjigje për të dhënë. Ndër të tjera, shtoi se mendon që duhet respektuar edhe privatësia e tjetrit për të mbajtur diçka për vete.
Isli Islami: Ti e di atë shprehjen e famshme “the elephant in the room” dhe ti e di që në këtë makinë ne kemi një elefant.
Sara Hoxha: Si e ka emrin?
Isli Islami: Kujdes Sara me pyetjet që bën.
Sara Hoxha: Jo, jo shiko, pyetjet i bën ti, okej?
Isli Islami: Çfarë të bezdis më shumë: një pyetje e pashmangshme që ti e di që do të të bëhet me patjetër apo kurioziteti i publikut, i njerëzve që duan të dinë gjithçka rreth jetës tënde private, sa më shumë detaje?
Sara Hoxha:S Shiko, njerëzit me të drejtë janë kuriozë dhe unë jam shumë e lumtur për këtë gjë se në fund të fundit është diçka shumë e mirë. Por unë mendoj që disa gjëra duhet të mbeten pak…
Isli Islami: Më private.
Sara Hoxha: Më private dhe sidomos kur janë gjëra kur ti akoma që ti akoma nuk je e qartë me veten tënde dhe nuk di çfarë përgjigjeje t’i japësh, por unë mendoj që çdo njeri ka të drejtën të mbajë diçka për vete ashtu siç mendoj që edhe njerëzit e tjerë duhet ta respektojnë deri diku këtë vendim, duke të përfshirë edhe ty.
Isli Islami: Në rregull, unë e qepa se jam djalë i respektueshëm, nuk flas më.
Sara Hoxha: Prandaj jam këtu.