MENU
klinika

Merret nën hetim shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

29.04.2024 - 11:03

3 raste të paligjshmërisë në kufi janë goditur nga policia në Portin e Durrës, teksa ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 3 persona.

M.S., 60 vjeç nga Maqedonia e Veriut tentoi të hynte në vendin tonë me 18 900 euro të padeklaruara. R.K., 54 vjec, banues në Shkodër, iu gjetën 80 litra vaj pa faturën përkatëse në automjetin e tij. U.N., 29 vjeç banues në Kosovë, në dalje paraqiti në sportel pasaportën dhe kartën e identitetit me të dhënat e një shtetasi tjetër kosovar. Të tre këta persona janë proceduar.

‘-M. S., 60 vjeç, shtetas nga Maqedonia e Veriut, pasi gjatë kontrollit në hyrje, i janë gjetur 18 900 euro, që nuk i kishte deklaruar në kufi;

-R. K., 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën 80 litra vaj dhe dhjetëra shishe me verë, pa faturat përkatëse;

U. N., 29 vjeç, banues në Kosovë, pasi në dalje, ka paraqitur në sportel, pasaportë dhe kartë ID me të dhënat e një shtetasi tjetër kosovar.’, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë një shtetas është kapur dhe ndaluar nga policia kufitare në Portin e Durrësit. S.G., 32 vjeç, banues në Korçë ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për vjedhje.

‘Gjithashtu, u kap dhe u ndalua shtetasi S. G., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja”.’, vijon më tej njofimi i policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin