“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Sëmundjet që përkeqësohen gjatë ekspozimit në diell
Mjeku: Dermatiti -I karakterizuar nga lëkura e thatë, dermatiti ose ndryshe pezmatimi i lëkurës përkeqësohet shumë nga dielli. Ky i fundit dhe i nxehti rrisin dehidratimin e lëkurës, duke provokuar një ndjesi të madhe të tharjes së lëkurës. Hidratimi është i rëndësishëm, qoftë duke pirë shumë ujë e lëngje ashtu edhe duke përdorur një krem të mirë hidratues. Kjo gjë mund të parandalojë një përkeqësim të madh të shqetësimit në fjalë.
Melsama -E shkaktuar nga ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë shtatzënisë, ajo mund të bëhet akute në verë si pasojë e ekspozimit në diell. Bëhet fjalë për disa njolla të cilat mund të shfaqen në zonat më delikate si në gjoks dhe në fytyrë.
Pikat në lëkurë -Pikat në lëkurë, të cilat varen thjesht nga një përqendrim më i madh lokal i melanocites, bëhen edhe më të dukshme gjatë daljes në diell. Melanocitet janë qelizat të cilat prodhojnë melaninën dhe ekspozimi i madh nën rrezet e diellit i bën ato më intensive dhe të rriten në mënyrë të ndjeshme.
Melanoma -Në momentin që melanocitet degjenerojnë në mënyrë të pakontrolluar, ato mund të shkaktojnë melanomën. Nëse nuk mbroheni vazhdimisht, sidomos gjatë orëve më të nxehta kur dielli është më intensiv, mund të shkaktojë këtë shqetësim, i cili mund të kthehet në një sëmundje të vërtetë.
Herpesi i buzëve -Ekspozimi në diell përkeqëson infeksionin e shkaktuar nga herpesi simplex, i cili shfaqet me flluska në buzë. Lëkura rreth këtyre flluskave zakonisht është e pezmatuar (e skuqur, e ënjtur dhe e dhimbshme).
Aknet, puçrrat në fytyrë -Skuqja e zonave të caktuara të fytyrës nga dielli, si ajo rreth syve, mjekrës dhe ballit manifestohet me puçrra që zakonisht çojnë në kruarje dhe flluska të vogla. Përveçse duhet të mbroheni gjatë kohës së ekspozimit në diell, për ta shmangur këtë është e nevojshme të mos pini shumë kafe dhe të limitoni në përgjithësi ushqimet kalorike dhe kafeinën.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.