MENU
klinika

Zgjedhjet e vitit 2025

Shabani paralajmëron koalicion me Qorin dhe Lapajn: Do bashkohemi vetëm forcat e reja!

26.04.2024 - 20:43

Kreu i Nisma Thurje’, Endri Shabani u shpreh se për zgjedhjet e vitit 2025 po përgatitet një koalicion i gjerë me figura të reja në politikë, ku nuk përjashtohet edhe bashkimi me Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin.

Shabani përjashtoi çdo mundësi koalicioni me partitë e vjetra. Po ashtu ai theksoi domosdoshmërinë e listave të hapura.

“Sot debati politik, zgjedhja që votuesi do ketë në 2025 është do i mbajmë gjërat siç janë apo do ndryshojmë? Nëse zgjedhja është ndryshimi, do përpiqem të bind sa më shumë njerëz që ta shohin kështu. Na lind detyrimi të bëjmë alternativën e re politike dhe t’i japim qytetarëve shqiptarë një zgjedhje, mes atyre që kanë 34 vjet që i shohin apo të votojnë disa të rinj që nuk vijnë me kusure. Koalicion me forca të reja, me të rinj mund të bëhemi të gjithë bashkë. Të gjithë kush janë të rinj. Jo fraksione të partive të vjetra”, tha Shabani.