MENU
klinika

U qëlluan me thikë për një koment në rrjetet sociale

Sherr në Shkodër, 26-vjeçari plagos babë e bir

23.04.2024 - 22:45

Dy persona janë plagosur me thikë mbrëmjen e sotme ne Shkodër.

Sipas policisë, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë sulmuar me mjet prerës shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç, babë e bir. Po ashtu bëhet me dije se është vënë në pranga autori.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit”, njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Mësohet se babë e bir u qëlluan me thikë për një koment në rrjetet sociale.