MENU
klinika

Banorët në panik

Shkrumbohet biznesi në Gjirokastër, rrezikohen banesat

13.04.2024 - 09:12

Një banesë e përshtatur si biznes në katin e parë të një pallati në Gjirokastër ka marrë flakë duke rrezikuar të përhapet në apartamentet e tjera.

Zjarri ka rënë pas mesnate, rreth orës 02:00 në zonën e lagjes “11 Janari”.

Tymi dhe flaka shkaktuan panik tek banorët e pallatit që kërkuan ndihmën e zjarrfikësve dhe bënë të munduar shuarjen e flakëve, duke evituar përhapjen në pjesën tjetër të pallatit.

Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike në mjediset që përdorej si njësi tregtimi.