MENU
klinika

Shkodër

Shoferja përplas biçikletën, 82-vjeçari përfundon në spital

02.04.2024 - 10:21

Një aksident është regjistruar sot në Shkodër, ku një 36-vjeçare ka përplasur me makinë një të moshuar që lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:10, në lagjen “Partizani”.

“Rreth orës 09:10, në lagjen “Partizani”, automjeti me drejtuese shtetasen B. M., 36 vjeçe, banuese në Shkodër, ka aksidentuar shtetasin E. K., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Shtetasi E. K. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, sqaron policia.