MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund të marr sasinë e duhur të kalciumit në shtatzëni?

20.04.2024 - 10:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Si mund të marr sasinë e duhur të kalciumit në shtatzëni?

Mjeku: Aftësia e shumë grave për të tretur laktozën përmirësohet gjatë shtatzënisë, sidomos sa më shumë që kalon koha. Ndonëse zakonisht jeni intolerante ndaj laktozës, gjatë shtatzënisë do të mësoni se mund të konsumoni qumështin dhe produktet e tjera të bulmetit, pa pasur asnjë shenjë apo simptomë të bezdisshme. Instituti i Mjekësisë rekomandon se femrat nga mosha 19 vjeç e lart, përfshirë edhe gratë shtatzëna, duhet të marrin çdo ditë 1000 miligramë (mg) kalcium, ndërsa adoleshentet shtatzëna nën moshën 19-vjeçare duhet të marrin 1300 mg. Ndoshta do ta keni të vështirë ta merrni këtë sasi, nëse nuk konsumoni qumësht dhe produktet e tjera të bulmetit, të cilat janë burimi më i mirë i kalciumit. Personat që janë intolerantë ndaj laktozës, apo nuk pëlqejnë qumështin dhe produktet e tjera të bulmetit, duhet të marrin në konsideratë sugjerimet e mëposhtme:

-Pjesa dërrmuese e njerëzve, që janë intolerantë ndaj laktozës, mund të pinë një filxhan qumësht gjatë një vakti, që të mos i ndiejnë simptomat. Gjithsesi, nëse ju shkakton shqetësime, mundohuni ta pakësoni deri në gjysmë filxhani, por ta konsumoni dy herë në ditë.

-Mundohuni të përdorni produkte pa laktozë apo me sasi të vogël, përfshirë qumështin, djathin dhe kosin.

-Kosi dhe produktet e fermentuara, si të gjitha llojet e djathërave, shpesh janë më të lehta se qumështi i zakonshëm. Laktoza në kos thuajse përvetësohet nga bakteret aktive që gjenden në këtë produkt.

-Mundohuni të përdorni tableta si Lactaid dhe Lactrase, të cilat ndihmojnë në tretjen e laktozës.

-Merrni kalcium shtesë.

-Zgjidhni ushqime të pasura me kalcium, si: sardelet, salmonin me hala, tofunë, brokolin, spinaqin dhe lëngje apo ushqime të pasuruara me kalcium.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.