MENU
klinika

Ekspertët tregojnë hallkat që mund të zbusin

Si mund të zgjidhet “kriza e punëtorëve” në Shqipëri

14.04.2024 - 13:44

Kriza disa vjeçare për punëtorë, po jep efektet e para. Drejtuesit shqiptarë kanë nisur të zbuten dhe të kuptojnë se burimet njerëzore, motivimi, paketat e shpërblimit, kanë një ndikim të madh në suksesin e një ndërmarrjeje.

Edhe pse këto ndryshime nuk janë ende shumë të pranishme në vendin tonë, ato po ndodhin gradualisht dhe mund të jenë pjesë e zgjidhjes për krizën e fuqisë punëtore.

“Pamë vitin e shkuar një rritje të lehtë pagash deri në masën 10%. Në kushtet e sotme kemi një element të ri, rritjen e pagave të administratës. Kjo ka bërë që tregu privat të rimendojë dhe njëherë kushtet e punës. Nga ana tjetër kemi një element të rëndësishëm që biznesi po përballet, fuqia punëtore e re, kandidat për punonjës që kanë lindur në vitet 2000 e mbrapa. Kjo gjeneratë ka disa veçori të tjera, nuk mjafton vetëm një pagë konkuruese, por kjo gjeneratë shikon shumë edhe kushtet e punës, ambientin e punës, benefitet që ofron, por edhe rritjen ne karrierë. Shumica e kompanive japin mundësinë e një siguracioni privat shëndetësor, apo një fond pensioni, këto janë disa nga benefitet që ajo gjeneratë i kërkon dhe i tërheq. Kemi parë benefite të ndryshme që lidhen me natyrën e punës, flasim për punën nga shtëpia, të gjitha vijnë si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore”, tha Emin Shini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Do të rritet kontigjenti për punëkërkuesit

Gjermania: Në mars pritet ligji i ri migracionit