MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta lehtësoj migrenën me ilaçe bimore?

19.04.2024 - 11:35

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si ta lehtësoj migrenën me ilaçe bimore?

Mjeku: Disa bimë që mund të ndihmojnë me qetësimin e migrenave janë:

Kamomili

Nëse ju pëlqen çaji, atëherë mund ta dini natyrën qetësuese të kamomilit. Ai ndihmon në largimin e stresit dhe ankthit, duke qetësuar dhe nervat në të njëjtën kohë. Meqë shumë dhimbje koke mund të jenë rezultat i arsyeve të sipërpërmendura, kamomili është një rregullues i shpejtë i këtyre problemeve. Kimikisht, kamomili vepron si një anti – inflamator  në trupin tuaj, duke zhdukur dhimbje të caktuara koke që në rrënjë. Gjithashtu kamomili është i përshtatshëm për të gjitha moshat, kështu që nuk është problëm t’u jepet një filxhan dhe fëmijëve, në mënyrë që ata të ndihen më mirë.

Mendra (mente)

Gjethet e mendrës dhe vajrat esencialë të kësaj bime përdoren për qëllime medicinale dhe kulinare. Përveç trajtimit të dhimbjeve të kokës mendra përdoret dhe për lehtësimin e:

  • spazmave
  • dhimbjeve të dhëmbëve
  • problemeve gastrointestinale
  • marrje mendsh, të vjella

Xhinxheri

Xhinxheri është një bimëtropikale aziatike. Është përdorur si ilaç bimor në Kinë për më shumë se 2,000 vjet. Xhinxheri ëhtë përdorur tradicionalisht si ilaç për:

  • dhimbjet e kokës
  • dhimbjen e stomakut
  • marrje mendsh, të vjella
  • artritin
  • ftohjen dhe simptomat e gripit
  • problemet neurologjike

Gjithashtu xhinxheri është anti – inflamator, antiviral, antibakterial etj. Për më tepër, një studim i publikuar në 2014 nxorri se vetitë e pluhurit të xhinxherit janë të krahasueshme me ato të sumatripanit (një ilaç me recetë për migrenën), por me më pak efekte anësore.

Kafeina

Çaji jeshil (që përmban kafeinë), përdorej si ilaç kundra migrenës në mjeksinë kineze. Ndërsa kafeja u bë e njohur fillimisht në Arabi. Kultura të ndryshme e kanë përdorur kafeinën për:

  • dhimbje koke
  • tensionin e lartë të gjakut
  • probleme me stomakun
  • inflamacione
  • probleme me qarkullimin e gjakut etj.

Kafeina konsiderohet një aditiv i sigurt dhe i dobishëm në ilaçet kundra migrenës. Por në disa njerëz është kafeina mund të jetë shkak për dhimbjet e kokës.

Vaj livandoje

Livandoja është përdorur që në kohë të hershme në Romë, Egjipt, Greqi dhe Persi. Lulet aromatike dhe vaji i tyre janë përdorur për të trajtuar gjithçka, që nga dhimbjet e kokës dhe insomnia deri tek lodhja dhe stresi. Shumë nga këto përdorime historike janë popullore dhe në ditët e sotme.

Një studim i vitit 2012 sugjeroi se nuhatja e vajit të livandos gjatë një migrene mund të ndihmojë në lehtësimin e shpejtë të simptomave.

Rozmarina

Përdorimet e rozmarinës si bimë medicinale përfshijnë përdorimin për trajtimin e:

  • dhimbjeve të muskujve dhe të kyçeve
  • problemet me kujtesën
  • vështirësitë në përqendrim
  • çrregullimet nervore
  • problemet me qarkullimin e gjakut
  • migrenën

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.