MENU
klinika

Shkaktuan 30 milionë lekë dëm

Skema e mashtrimit të dy drejtorëve të bashkisë Korçë!

12.04.2024 - 12:06

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me abuzimin me detyrën të katër punonjësve të bashkisë së Korçës.

Në skemën e mashtrimit kanë qenë të përfshirë një përgjegjës dhe një specialisti në Bashkinë e Korçës, të cilët shpërdoruan detyrën duke shkaktuar 30 milion lek dëm.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se prokuroria ka gjetur shkelje ne procedurën e lejeve të ndërtimit për afro 20 subjekte.

Sipas po të njëjtave burime të proceduarit, për qëllime përfitimi kanë dhënë leje ndërtimi për objekte të deklaruara për banim, ndërkohë që ato janë shfrytëzuar për tregti.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë për objektet e banimit është 3% e vlerës së investimit, ndërkohë për objektet e shërbimit dhe tregtisë kjo taksë është 8% e vlerës së investimit.

Zyrtarët e pezulluar nga detyra:

Zhaneta Lubonja, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
Ermal Gjermeni, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë e Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Olvas Petro, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë specialist i Buxhetit, si dhe në cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit të infrastrukturës, Bashkia Korçë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe
Soniel Prifti, lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.