MENU
klinika

Mes kandidatëve edhe Gjin Gjoni

Sot zgjedhjet për kreun e Rithemelimit në Lezhë

06.04.2024 - 11:58

Në Lezhë mbahen sot zgjedhjet për kryetarin e degës së PD të Rithemelimit. Tre kandidatët kryesor për këtë post janë Albert Rrusti, Paulin Marku dhe Gjin Gjoni.

Për Gjonin është tentativa e dytë për tu futur në politikë , pas propozimit për deputete në vitin 2021. Disa vite më parë Gjonit, gjyqtari që i shpëtoi vetingut në drejtësi duke dhënë dorëheqjen në momentin kur duhet të justifikonte pasurinë, i doli emri për t’u zgjedhur ligjvënës përmes kandidatëve të Berishës. Ish-kryeministri u tërhoq dhe hoqi emrin e ti pas presionit të madh të opinionit publik dhe ndërkombëtar, por Gjoni duket se nuk heq dora nga dëshira për t’u futur në politikë.