Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur me situatën në veri të Kosovës. Teksa u kthye pas në histori, ai tha se që në krijimin e saj, Serbia ka qenë kundër shqiptarëve.
Avokati u shpreh se 5 milion shqiptarë janë zhdukur nga genocidi nga dy shtete, Serbia dhe Greqia. Ai shton se dy shtetet janë të shqetësuar se si rezistuan shqiptarët, ndërkohë që nuk kanë pasur ndonjë mbështetje të madhe nga ndërkombëtarët.
Ngjela thotë gjithashtu se i shqetëson fakti pse mes Tiranës dhe Beogradit, politika amerikane mban anën e Shqipërisë.
Avokati Spartak Ngjela u shpreh se Vuçiç e ka krijuar pushtetin me dhunë dhe e vazhdon ende me këtë politikë.
“Vuçiç nuk di gjë tjetër vetëm me dhunë. 35% të serbëve janë ish katolikë shqiptarë. Ata janë të acaruar dhe janë pushtues. Kanë një lidership që gënjen në favor të oreksit të tyre pushtues. Me pushtimet ata kanë krijuar vetveten dhe vazhdojnë përsëri me këtë politikë. Por çfarë iu ndodhi, iu iku Kosova. Dhuna e tyre ne 60 vitet e fundit derisa u shkëput Kosova, politika agresive ka qenë kundër Kosovës. Ata edhe vrasin, por nuk patën dot mundësi se hyri në mes Washingtoni.
Qëkur ka filluar të krijohet shtetit serb, kundër shqiptarëve kanë qenë. Nga genocidi nga dy shtete Serbi dhe Greqi janë zhdukur mbi 5 milionë shqiptarë janë vrarë me gjithë shpërngulje. Ata shqetësohen si rezistuan shqiptarët ndërkohë që nuk kanë pasur ndonjë mbështetje të madhe nga ndërkombëtarët. Ishte koha që Amerika nuk hynte dot në terren për lufta se nuk ia lejonte Kushtetuta. Ata i shqetëson fakti pse mes Tiranës dhe Beogradit, politika amerikane mban Tiranën. Është Rusia në mes dhe ne jemi forca më e madhe për të mbajtur ekuilibrin anti rus në Ballkanin Perëndimor”, tha avokati Ngjela për “TCH”.