MENU
klinika

Rama jep lajmin e mirë

“Starlink” mbërrin mbi Shqipëri, satelitët e Elon Musk internet edhe në vendin tonë

09.04.2024 - 17:45

Edhe Shqipëria do të ketë internet nga satelitët. Kompania e Elon Musk, “Starlink” njoftoi se interneti me shpejtësi të lartë tashmë është në dispozicion edhe në vendin tonë.

Në hartën e shtrirjes së internetit satelitor figuron edhe Shqipëria, si zonë aktive me këtë internet.

Starlinku është kompani që udhëhiqet nga miliarderi Elon Musk. Edhe disa vende të rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Kroacia posedojnë këtë rrjet interneti.

Ky internet mbulon një fushë shumë të madhe gjeografike të shpërndarjes. Normalisht kundrejt pagesës. Lidhur me këtë zhvillim reagoi dhe kryeministri Rama.