MENU
klinika

Protestat para Bashkisë

Tabaku del kundër Bardhit dhe Berishës: S’na e kanë fajin godinat, duhet të ngremë frymën e opozitarizmit!

25.04.2024 - 21:08

Afera korruptive e “5D” në Bashkinë e Tiranës, për deputeten demorkatike, Jorida Tabaku është tregues se si korrupsioni është rrënjosur thellë në funksionimin e institucioneve në vendin tonë.

E ftuar në A2 CNN, në emisionin “Debat”, Tabaku tha se nuk është dakord me sulmet me molotov te Bashkia e Tiranës, por është e mendimit se opozita do duhet të flasë me qytetarët të shpjegojë me detaje se si ka funksionuar kjo skemë dhe se çfarë opozita do duhet të bëjë në këtë rast.

Për këtë qëndrim të saj, ajo tregon se e ka diskutuar me kolegët e saj, duke theksuar se ato po bëjnë çdo përpjekje për të ngritur frymën e opozitarizmit që sot mungon.

“Ajo tregon kulturën që është rrënjësor, nuk ka abuzim më të madh se ajo që ka ndodhur me skemën që ka përdorur Bashkia e Tiranës në këtë rast, të cilët ka pasur edhe raste të agresionit, nuk na e kanë fajin godinat, ne nuk e kemi betejën me godinat, e kuptoj që ka qytetar që duhet ta shprehin në këtë mënyrë, por unë besoj që duhet të punojmë me njerëzit, për të shpjeguar këtë skemë, për të treguar se çdo bëjmë ndryshe, për të ngritur frymën e opozitarizmit që sot mungon”, tha Tabaku.

Për Tabaku, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk mund të mos merret në hetim, sa i takon kësaj çështje.

“Jam e sigurt që një skemë e titull me drejtorë Bashkie, që marrin tendera për veten e tyre nuk është bërë në harresë të kryetarit të Bashkisë, përkundrazi është bërë me bekimin e tij, se ai është ose budalla ose arrogant sa ka lejuar që të vazhdojnë se asgjë s’do i prekë”, u shpreh Tabaku.

Ajo zbuloi se nuk do jetë nesër në protestë dhe për këtë tregon arsyen.

“Do jem në takim me të gjithë përfaqësues të profesioneve të lira që e kam vendosur kohë më parë, për të diskutuar se si do vijohet me padinë në Gjykatën Kushtetuese”, përfundoi Tabaku.