Anëtari i Këshillit Bashkiak, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë së Tiranës u bëri thirrje kolegëve të opozitës që t’i bashkohen thirrjes.
Blushi tha se është kundër betonizimin dhe shkatërrimit të Tiranës dhe hapësirave publike.
“Policia dhe prokuroria në vend që të ishin tek inceneratori dhe të mos hynin tek zyra e këtij hajduti janë sot për të arrestuar popullin, jemi kundër betonizimit të Tiranës dhe shkatërrimit të hapësirave publike, për të protestuar kundër shembjes dhe rrëmbimit të pronave të ndershëm që sot janë në qiell të hapur për shkak se Veliaj ka të shenjtë njerëzit e tij dhe oligarkët, kam një mesazh dhe për kolegët e mi të opozitës që duhet t’i prijnë popullit dhe jo të rrijnë pas popullit duke u fshehur mes kaçubeve këtu përpara bashkisë, ti prijmë popullit, t’i dalim në ballë për të luftuar ne të partë, s’jemi për t’u fshehur por se kemi mbështetjen tuaj, se jemi përfaqësuesit tuaj, do të bëjmë gjithçka për të bërë drejtësi”, tha Blushi.