MENU
klinika

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”

Tedi Blushi paralajmëron kryetarin e bashkisë: Bej kujdes nga këta qytetarë të lirë!

30.04.2024 - 17:46

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që të mos provokojë popullin.

Nga protesta e opozitës, Blushi u shpreh se “është dita e fundit që ne e paralajmërojmë jo Veliaj ik, por Erion Veliaj në burg, Edi Rama në burg”.

Nje thirrje kishte edhe per drejtesine: “Përsa kohë nuk kryeni detyrën tuaj do ta arrestojmë ne Veliajn, do ta kapim për zverku. Ne nuk tërhiqemi, mos e provokoni popullin që vidhet dhe zhvatet cdo ditë”, tha Blushi.

Tedi Blushi: Të dashur qëndrestarë, të dashur qytetarë të Tiranës, të dashur trima dhe guximtarë. Të dashur djem dhe vajza që keni ardhur në këtë protestë për të protestuar kundër një kryehajduti, kundër një kryebandidi që doli sot me mbathje të mbushura nga dyert e SPAK. Është ky lepurush që nuk përballet dot. Ne e kemi me mafien e inceneratorëve, me organizatën kriminale 5D. I bëjmë thirrje Veliajt, mos u fshih prapa këtyre djemve sepse nuk ka zot që të shpëton nga populli. Kam edhe një thirrje për drejtësinë e kapur. Boll më me drejtësi me regji. Përsa kohë nuk kryeni detyrën tuaj do ta arrestojmë ne Veliajn, do ta kapim për zverku. Ne nuk tërhiqemi, mos e provokoni popullin që vidhet dhe zhvatet cdo ditë. Ndërkohë Veliaj bredh me makina luksoze. Është dita e fundit që ne e paralajmërojmë jo Veliaj ik, por Erion Veliaj në burg, Edi Rama në burg. Nuk do ti lemë të ikin nga Shqipëria, do ti sekuestrojmë cdo qindarkë që i kanë vjedhur popullit. Bëj kujdes nga këta qytetarë të lirë dhe të ndershëm, durimi i të cilëve u ka ardhur fundi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN