Në episodin e 11-të, sezoni 3 i podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar sipërmarrësin italian Tonino Lamborghini.
Rama tha se “është nder dhe privilegj të flasësh me dikë që ka parë me sytë e tij lindjen e një legjende botërore e më pas ka trashëguar një peshë shumë të madhe,
si fillim kur ishte e hera e parë që dëgjuat fjalën “Shqipëri”.
Lamborghini u shpreh se “Kryeministri, që jeni ju, Edi Rama më ftoi më priti me mikpritjen maksimale dhe më duhet të them që kjo më befasoi më dha shumë kënaqësi. Kisha dëgjuar për personalitetin tuaj të fortë. Ju shohim shpesh në televizion në Itali me kryeministren tonë. E di mirë që keni një raport të shkëlqyer dhe nuk e mohoj që me vjen shumë mirë për këtë”.
“Diçka që e kam fort për zemër është kjo lidhje e ngushtë që ekziston me vendin tuaj, të cilin nuk e njihja dhe për të thënë të vërtetën në Itali kur flitet për Shqipërinë duket sikur bëhet fjalë për një vend të prapambetur nëse më lejohet ta them. Unë erdha këtu dhe mbeta i befasuar nga modernizmi, pastërtia, eleganca e ndërtesave të reja dhe nga ruajtja e pjesës historike të vendit tuaj”, theksoi Lamborghini.
Lamborghini u shpreh se “e dua shumë historinë arkitekturën. Besoj se i kam parë të gjithë muzetë e botës, por jo si kureshtar, të them si studiues është e tepërt, po ndoshta me një sy edhe pse, kur isha i ri mendoja se do doja të merresha me arkitekturë”.
“Pastaj një ditë babai im më tha, a e kupton që ne kemi një aktivitet industrial? Ndoshta do ishte mirë ta shikoje edhe një herë qëndrimin për shkollën. E kuptova menjëherë kështu që zgjodha një universitet tjetër”.
Duke folur për Tiranën, Lamborghini tha se “është qytet i mrekullueshëm. Ka një mikpritje që ju pastaj e përcillni, sepse zakonisht kryeministri përfaqëson një popull edhe nëse ai është i sertë, i mbyllur, fodull, nënkupton që me gjasë edhe vendi, populli ka këtë lloj mbylljeje, në fakt u pamë gjysmë ore më parë dhe jemi shumë miqësorë”.
Sipas tij, duhet të flitet më shumë për Shqipërinë.
“Besoj që duhet bërë, sepse vendi juaj është shumë i bukur. Është shumë i ngjashëm me temperamentin dhe karakterin miqësor italian dhe është për të ardhur keq që njerëzit mendojnë është ende një vend ku thonë “ki kujdes, kujdes””, shtoi ai.
Rama dhe Lamborghini diskutuan në lidhje me biznesin hotelier dhe dëshirën e sipërmarrësit për të investuar në këtë fushë.
Lamborghini tregoi se i pëlqen të investojë në këtë sipërmarrje ku ka mundësi të takohet me shumë njerëz.
“Më pëlqen të përfshihem. Më pëlqen të shkoj në një vend, kur ky vend është ende në fillimet e evoluimit të vet. Kam qëlluar edhe me shumë fat. Kam pasur fatin të takoj njerëz të cilët njohin emrin tim, gjërat që kam bërë, të cilët e kuptojnë që me aq pak sa mund të jap, sado pak, të mund të kontribuoj në përmirësimin e një sipërmarrjeje, të një nisme. Për fat të mirë, do në Dubai, a do në Tajlandë, në Kinë a do në Marok, janë të shumta nismat, në Abu-Dabi”, tregon ai.
Kryeministri Rama u shpreh se “Shqipëria nuk është Tirana dhe Tirana nuk është Shqipëria është pak si vitrinë e këtij transformimi pas saj ka vende më pak të zhvilluara, por ka mundësi të mëdha turizmi. Ka edhe zona fantastike me natyrën, detin, malet. E them gjithmonë, mendoj se kur Zoti kur ka krijuar Shqipërinë ka qenë e diel, ditë pushimi, ka marrë gjithë kohën për të hedhur 28 mijë km2 në një telajo të vogël gjithçka: lumenj, male, kodra, dy dete dhe pastaj liqene nga jugu në veri, nga lindja në perëndim, pastaj vende të tjera në brendësi që janë mbresëlënëse. Ka kaq shumë për të bërë në Shqipëri që në disa aspekte është pak si Italia e gjyshërve tuaj me mangësitë, po edhe të mirat. Më vjen mirë që përshtypja e parë ka qenë pozitive. Iu them gjithnjë miqve dhe atyre që takoj jashtë se Shqipëria është një vend ku “nuk duhet të vijnë kurrë, sepse është një vend i rrezikshëm, vend i zymtë, vend i korruptuar, vend i varfër”. Po, por kjo është stigma që ekziston. Iu them nuk duhet të vini se nuk dihet ç’ju ndodh, por po erdhët do kërkoni gjithmonë të ktheheni”.
Sipërmarrësi italian tha se Shqipëria ka potenciale të shumta në fushën e turizmit.
“Shqipëria ka shumë potenciale mbi turizmin. Nuk e mohoj që, nëse kjo gjë bëhet, duhet të kem se s’bën një apartament për vete dhe për fëmijët, patjetër. Unë nuk jam më shumë i ri, por vazhdoj të udhëtoj shumë, si dhe kam shumë fëmijë. Pse të mos i njoh me një tokë që është ende për t’u eksploruar? Është e shëmtuar ta thuash kështu, ende për t’u eksploruar, po për hir të Zotit”, tha Lamborgini.
Kryeministri Rama theksoi se “përtej investimeve në këto drejtime po them që duhet menduar edhe për një hapësirë muze për gjithë këtë histori. Natyrisht Shqipëria nuk është Italia dhe është shumë paradoksale që të gjesh edhe ne Shqipëri një hapësirë muze të historisë së familjes Lamborghini, por besoj që në fund ka një lidhje është ajo që thatë ju është një emër që lind me një fisnikëri të ndërtuar me djersë, gjak, sakrifica që vjen prej tokës, ashtu si dhe Shqipëria. Është pak si një simbol frymëzues për vendin tonë”.