MENU
klinika

Analiza

Tre opsionet që ka Perëndimi në tryezë kundër Rusisë

25.04.2024 - 17:31

SHBA-të mbështesin opsionin e konfiskimit të aseteve të ngrira dhe dorëzimit të tyre në Ukrainë, sipas doktrinës së së drejtës ndërkombëtare të kundërmasave, siç u sekuestruan asetet Irakut për shkak të pushtimit të Kuvajtit apo Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, raporton Reuters.

Avokatët paralajmërojnë se në ato raste të mëparshme prona është konfiskuar pas luftës, ndërsa sot ajo do t’i konfiskohej Rusisë gjatë luftës dhe zyrtarët evropianë shqetësohen se një veprim i tillë do të përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe “hap kutinë e Pandorës”. Rusia ndoshta do të apelojë në gjykatat ndërkombëtare.

Një tjetër mundësi është mbledhja e të ardhurave nga asetet ruse, shumica e të cilave janë në formën e obligacioneve dhe letrave me vlerë të investuara nga Banka Qendrore e Rusisë, të cilat do të përcillen në Ukrainë.

Ky opsion është i preferuari i liderëve evropianë dhe vlerësohet se Ukrainës do t’i jepen 15 deri në 20 miliardë euro deri në vitin 2027, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Kievi do të marrë tre miliardë tashmë këtë vit.

Opsioni i tretë përfshin përdorimin e fondeve të ngrira ruse si kolateral për kredinë, në mënyrë që, sipas Këshilltarit Shtetëror Amerikan për Ekonominë Ndërkombëtare Dalip Singh, Ukrainës do t’i jepeshin fitime për 30 vitet e ardhshme në vend të fitimeve vjetore.

Një zgjidhje e tillë është e pranueshme si për SHBA-në ashtu edhe për vendet evropiane, shkruan Reuters.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Putin në gatishmëri të destabilizojë rajonin”

‘Die Welt’ alarm për konflikt të ri në Ballkan: BE e ka lënë pas dore