MENU
klinika

Ja çfarë vendosi gjykata

U arrestuan pas protestës tek Bashkia e Tiranës, lirohen 4 të arrestuarit!

22.04.2024 - 11:55

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia katër të arrestuarit pas protestës tek Bashkia e Tiranës ku u hodhën bomba molotov të premten.

Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 4 të arrestuarit Kevin Vidricën, Bernard Metaliajn, Franc Kaloshin dhe Artan Muçmatën.

Gjithashtu, gjykata vendosi që atyre u ndalohet pjesëmarrja në protesta të tjera.

Prapa kafazit prej xhami, para nisjes së seancë, protestuesut janë shprehur se kanë marrë pjesë në protestë si qytetarë dhe nuk kanë qëlluar me molotov.

“Edhe rripin e pantallonave na i kanë hequr”, tha një nga protestuesit.

“Unë jam arrestuar nga policia Fier. Është rrethuar ferma, dhe është terrorizuar familja, nëna ime. Kam qenë në protestë. Jamë anëtar i kryesisë së PD, jam biznesmen. Nuk kam qëlluar as me molotov, unë kam respekt për policinë e shtetit. Kërkoj nga drejtësia shqiptare vetëm drejtësi”, tha qytetari tjeter.

Nën hetim së bashku me bashkëshorten për pasurinë

Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër