MENU
klinika

"Nuk pata presione"

U dorëhoq nga posti i nënkryetarit të PL, Braimllari: Nuk doja që partia të bëhej si PD-ja

23.04.2024 - 20:45

Pak ditë pas dorëheqjes nga posti i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari tregon shkakun që e nxiti. Ai u shpreh se një prej shkaqeve ishte dëshira që Partia e Lirisë të mos përfundonte në përçarjen e PD-së. Ai tha se dorëheqja ka qenë për t’i shërbyer unitetit.

“Kam dhënë dorëheqjen për të mos shkuar tek ajo që shkoi PD. Dorëheqja ka qenë për ti shërbyer unitetin. Qëndresa ime do të detyronte të ndante njerëzit në bazë. Duke qenë në mendime kundër mbi organizimin e partisë do të detyroja ti përçaja”, tha Braimllari për “ReportTV”.

Ai u shpreh se nuk ka pasur presion për veprimin që ndërmori, duke theksuar se ishte e mirëmenduar për të shtensionuar situatat brenda partisë.

“Është vullnetare. Nuk kam pasur presione. Presione zero. Ka qenë e mirëmenduar për të shtensionuar situatën brenda partisë për të dhënë një mesazh se nuk është Endriti përgjegjës. Përgjegjësi mban të gjithë ekipi”, tha ai.

I pyetur nëse ftohja është nxitur nga dëshmia e Braimllarit në SPAK, ai e mohon duke thënë se nuk ka lidhje.