MENU
klinika

I dënuar për...

U kap me kallashnikov në banesë, arrestohet 48-vjeçari në Elbasan

13.04.2024 - 10:35

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet K. R., i cili u kap me kallashnikov në banesë.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Recidivist”, kundër armëmbajtjes pa leje. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan, është rezultat i ndjekjes me metoda proaktive, të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore. Mbante në banesë, armë zjarri kallashnikov, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri.

Ky informacion është ndjekur proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit dhe si rezultat është finalizuar operacioni policor “Recidivist”. Në kuadër të këtij operacioni, në banesën e shtetasit K. R., në lagjen “Skënderbej”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi K. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.