Vajza 15-vjeçare e Ben Affleck dhe Jennifer Garner, ka dalë hapur si trangjinor në ceremoninë përkujtimore të gjyshit të saj.
Adoleshentja, e njohur më parë si Serafina Rose, tani do të quhet Finn. Gjatë fjalës së saj, u shpreh “Përshëndetje, emri im është Finn Affleck,” dhe më pas lexoi një fragment nga Bibla.
Kur u ngjit në foltoren e kishës për të lexuar diçka në kujtimin e gjyshit të saj, Serafina hoqi dorë nga emri i saj dhe u prezantua me emrin e ri të zgjedhur.
Mësohet se 15-vjeçarja ka mbështetjen e plotë të prindërve në vendimin për të ndryshuar identitetin.
“Ata e kanë mbështetur Finn në eksplorimin dhe përqafimin e identitetit gjatë gjithë viteve të adoleshencës”, shkruan Hola.