MENU
klinika

Detajet e ngjarjes së rëndë

Vrasja e Aurelio Dervishit për një vajzë, zbardhet dëshmia e 16-vjeçares: Isha e lidhur me shokun e autorit

02.04.2024 - 12:21

Zbardhet dëshmia e 16-vjeçares në polici, e cila ishte në automjet me 18-vjeçarin Aurelio Dervishi që mbeti i vrarë në sherrin e ndodhur në rreth rrotullimin e Shkozës.

I riu u godit me thikë sapo doli nga makina dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital pas sherrit mes dy grupe të rinjsh.

Shkak i sherrit mes të rinjve dyshohet se është bërë e mitura. Në dëshminë e saj vajza tha se ishte e lidhur me Frensis Shehun, mikun e autorit të vrasjes. Ajo ka deklaruar se në makinë me viktimën ishte për shkak të miqësisë që kishin dhe se e kishte në afërsi të lagjes.

Sipas dëshmisë së saj, të dy grupet jam shkëmbyer në afërsi të Shkozës. Në një moment grupi i 4 autorëve kanë parë se në “Audin” me 5 persona brenda ishte edhe vajza 16-vjeçare që ishte në një lidhje me 20 vjeçarin.

Ajo tregon se, ata janë ndaluar pasi autorë u kanë bërë me shenjë nga xhami. Në këtë moment ka nisur edhe konflikti fizik. Sipas të gjithë dëshmive të marra, asnjë prej tyre nuk ka pranuar se kanë pasur konflikti të mëparshme.