MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vuaj nga fibromialgjia. Çfarë duhet të bëj?

04.04.2024 - 14:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, vuaj nga fibromialgjia. Çfarë duhet të bëj?

Përgjigjet mjekja e përgjithshme:  Trajtimi i fibromialgjisë është treplanësh: medikamentoz, jo medikamentoz dhe kujdesi ndaj vetes. Medikamentet ndihmojnë për të reduktuar dhimbjen e fibromialgjisë dhe përmirësojnë gjumin, disa nga medikamentet e rekomanduara janë:

Qetësuesit e dhimbjes, medikamentet që rekomandohen janë AINS (anti inflamatorët jo steroid), anti depresant etj.

Disa terapi të tjera jomedikamentoze ndihmojnë për të reduktuar efektet e fibromialgjisë mbi shenjat e saj dhe aktivitetin e përditshëm. Disa prej tyre përfshijnë:

Fizioterapinë, disa ushtrime fizioterapike përmirësojnë performancën, forcën dhe qëndrueshmërinë muskulore. Ushtrimet fizioterapike në ujë janë në mënyrë të veçantë shumë ndihmuese.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.