MENU
klinika

Rezoluta për Srebrenicën

Vuçiç në alarm: Gjermania dhe SHBA po lobojnë fuqishëm për ta miratuar, duhet të përpiqemi më shumë!

25.04.2024 - 20:46

Serbia vijon punën e saj për të penguar miratimin e rezolutës për Srebrenicën, që akuzon Serbinë për gjenocid. I frikësuar nga kjo nismë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha sot në Nju Jork se SHBA, Gjermania dhe vende të tjera kanë shtuar lobimin për rezolutën për Srebrenicën, pas nisjes së fushatës nga Beogradi që është kundër miratimit të saj.

Ata u mblodhën në Vjenë dhe numëruan votat që kishin (për miratimin e rezolutës), numëruan votat kundër Serbisë së vogël. Ata numëruan se kush do të votonte “po” nga 190 vende me të drejtë vote dhe bënë lista presionesh. Ne bëmë atë që ishte puna jonë, por tani do t’i detyrojnë dhe ngacmojnë”, tha Vuçiç.

Ai tha se përfaqësuesit e Serbisë në Nju Jork, përfshirë ambasadorin në Uashington Marko Gjuriç dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme Vuk Jeremiç, kanë pasur një takim sonte me pesë vende evropiane që i konsiderojnë miqësore dhe për të cilat besojnë se është e mundur se nuk do të votojnë ashtu siç kanë urdhëruar.

Vuçiç deklaroi se kishin bërë më të mirën e mundshme për të ndaluar miratimin e kësaj rezolute, teksa shtoi se janë të vetëdijshëm se nuk mund të fitojnë.

“Ajo që bëmë këtu do të lërë gjurmë, diçka do të shihet në votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe diçka më vonë në marrëdhëniet dypalëshe. Ne ia dolëm t’i komplikojmë gjërat paksa, edhe pse jemi të vetëdijshëm se nuk mund të fitojmë”, tha Vuçiç.

Vuçiq përsëriti se Gjermania luajti një rol të madh në lobimin për rezolutën që shpalli 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës.

Kur amerikanët ngrenë një vetull, 70 prej tyre vrapojnë të votojnë siç u thanë, por amerikanët nuk ishin kryesuesit, por gjermanët, të cilët vetë udhëheqin fushatën për miratimin e rezolutës. Është një lojë e madhe, gjithçka po zien në OKB dhe ne po bëjmë më shumë se sa është realiste”, tha presidenti serb.

Ai tha më tej se amerikanët e dinë shumë mirë” se miratimi i rezolutës është shkelje e Marrëveshjes së Dejtonit, sepse nuk ka marrëveshje nga të tre popujt e Bosnjë-Hercegovinës, dhe shtoi se për këtë arsye ata i lanë gjermanët (të udhëheqin lobimi) të cilëve nuk u intereson vërtet Dejtoni.

Vuçiç ka kritikuar edhe një herë Bashkimin Evropian për marrëdhëniet me Beogradin dhe Prishtinën, duke thënë se përfaqësuesit e tij vazhdimisht përdorin një “mashtrim të neveritshëm”.

Shqiptarët marrin vendim për heqjen e dinarit dhe pas një muaji BE-ja thotë se nuk ka gatishmëri nga të dyja palët për kompromis. Sa e pakuptimtë, e çmendur, e pamatur dhe e vrazhdë është. Bota e fuqishme imponon vullnetin e saj, por tash e 16 vjet nuk na e kanë imponuar plotësisht”, tha Vuçiç.