Xhaxhai i 3-vjeçarit që prej ditësh është zhdukur në Durrës, ka folur në emisionin “Me zemër të hapur”, ku tha se pas vdekjes së bashkëshortit, nusja iku nga shtëpia.
Ai shtoi se nusja me vjehrrin e vjehrrën arritën dakordësi për takimet me nipin.
Sipas xhaxhait të vogëlushit, gjyshja e ka marrë nipin nga dashuria. Ai tha se gjyshja nuk përbën rrezik për jetën e 3-vjeçarit.
“Vëllai im, që është ish-bashkëshorti i nuses ka vdekur më shumë se një vit më parë tek Kthesa e Kamzës në aksident. Mes nuses dhe vjehrrit e vjehrrës nuk ka pasur konflikte për nipin. Kanë arritur marrëveshje për takim me nipin. Pasi i vdiq bashkëshorti, nusja iku nga banesa për të parë jetën e vet. Vjehrra besoj se e ka marrë nipin që ta ketë afër, por rrezikshmëri nuk ka.
Bahrija nuk bën rrezik për nipin. Kjo nuk është rruga e duhur, vjehrra e ka marrë nipin nga dashuria. Me shtetin edhe ka probleme, por për jetën e fëmijës nuk besoj se përbën rrezik. Kemi njohje dhe në Has e Kosovë, edhe atje mund të jetë gjyshja me nipin. Me njerëzit e nuses nuk kemi folur akoma”, tha ai.