MENU
klinika

Ishte në makinë me dy të njohurit e tij

Zbardhen detaje si u plagos 27-vjeçari në Shkodër

03.04.2024 - 12:24

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e djeshme e një 27-vjeçari në aksin Shkodër-Velipojë, më konkretisht në Urën e Gjo Lulit.

Mësohet se i plagosuri, Emiljano Paloka, ka marrë një plumb në pjesën e barkut, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ai është plagosur teksa ka qenë brenda automjetit të tij, bashkë me 2 persona të tjerë. Kanë qenë këta persona që e kanë çuar në spital.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po vijon hetimet.