MENU
klinika

Gafa epike në Londër

Zbulohet justifikimi i arbitrit për episodin e penalltisë që nuk iu dha Bajernit

11.04.2024 - 12:40

Arsenal-Bajern Mynih, përtej 4 golave të shënuar, dhuroi edhe një sërë episodesh të diskutueshme, të cilat vazhdojnë të “ziejnë” në kampet respektive. Arsenali u ankua në minutat e fundit të ndeshjes për mohimin e penalltisë pas kontakti në zonën e rreptësisë mes Nojer dhe Sakasë. Por përpara këtij precedenti, një tjetër episod i pafalshëm ndodhi në minutën e 66’.

Mbrojtësi i “topçinjve” Gabriel e merr topin me dorë dhe e vendos në pozicion për ta ekzekutuar, ndonëse nuk kishte të bënte me ndonjë faull apo goditje të lirë, teksa arbitri kryesore Glend Nyberg ndodhje shumë pranë, por refuzoi ta shikonte në sistemin VAR, apo të ndërmerrte veprime konkrete për të sinjalizuar penalltinë. Ja edhe justifikimi i gjykuesit suedez.

ARBITRI-”Në kompeticione kaq madhore nuk mund të jepen 11-metërsha për gabime kaq fëmijënore. Mos të harrojmë se në cilin kompeticion ndodhemi dhe se në çfarë fazë jemi”, ky ishte prononcimi i gjyqtarit Nyberg në lidhje me skenën e mësipërme. Edhe Tomas Tuhel nuk e ka përtypur lehtë.

TUHEL-”Për mua dhe besoj për të gjithë ai rast ishte penallti e pastër. Gabim me përgjegjësi të rëndë. Portieri mik ia pason topin Gabrielit, por braziliani e mori me dorë. Nuk ka nevojë për shpjegime. Episodet vendosin fatet në takime me kaq peshë. Prandaj kërkohet vigjilencë. Çfarë mund të them më tepër?! Asnjë nuk mund të zhbëhet, pavarësisht fjalëve, por u dëmtuam nga gjykim jo i drejtë”, tha trajneri. Ndërkohë, as “pyka” e rekordmenëve gjermanë, Herri Kejn, nuk mundi ta kalojë në heshtje këtë rast.

KEJN-”Penalltia më e pastër që kam parë ndonjëherë në jetën time. Më shfaqet përpara syve e gjithë tabloja. Besoj se edhe arbitri, pasi e ka parë më kujdes marrjen e topit me dorë nga mbrojtësi i Arsenalit, është ndërgjegjësuar. Gjithsesi, e shkuara nuk mund të ndryshohet”, tha Kejn.