Pak ditë më parë, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar.
Gazetari Igli Çelmeta pyeti Rrumbullakun për këtë deklaratë të Dumanit. Drejtori i Policisë Rrumbullaku deklaroi se Policia mbetet e hapur për hetime.
Igli Çelmeta: Pak ditë më parë, z Dumani deklaroi se SPAK ha hasur vështirësi në hetimin e krimit të organizuar, pasi ka edhe funksionarë të lartë të Policisë së Shtetit të implikuar. A ju ka vënë në dijeni z Dumani për këtë fakt?
Muhamet Rrumbullaku: Mund t’ju them se Policia e Shtetit dhe SPAK, drejtuesi i Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut kanë marrëdhënie tepër të mira për hetimin e të gjitha problematikave që lidhen me krimin e organizuar. Jemi të hapur për hetime.