MENU
klinika

“Aulona Inter Folk Festival”

300 artistë manifestim trashëgimisë kulturore të popujve

27.05.2024 - 12:02

Treqind artistë të ardhur në Vlorë, në edicionin XVI të “Aulona Inter Folk Festival” nga vende të ndryshme kanë sjellë prej 25 majit në qytetin bregdetar këngë, valle dhe kostumet shumëngjyrëshe.

Ky festival që organizohet prej 16 vitesh në qytetin e Vlorës është një manifestim i jashtëzakonshëm i folkut vendas, europian dhe botëror dhe një promovim fantastik i sezonit turistik në qytetin bregdetar.

Festivali organizohet nga Qendra Kulturore “Aulona” dhe me mbështetjen e bashkisë së Vlorës.

Pjesëmarrësit e këtij festivali janë nga Shqipëria, Rumania, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia e Ukraina.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha se “treqind artistë të ardhur në Vlorë, në edicionin XVI të “Aulona Inter Folk Festival” i dhanë qytetit më shumë bukuri, më shumë ngjyra e madhështi. Si rrallëherë Sheshi i Flamurit u përndrit nga flamujt kombëtarë të shteteve pjesëmarrëse por edhe nga ritmet e valleve e ngjyrat e kostumeve në ditëhapjen e festivalit për të vazhduar në rrugët, sheshet dhe skenën e festivalit për katër ditë me radhë”.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i këtij festivali, Sejmen Gjokoli tha për ATSH-në se “festivalet e folkut, në qytet, janë më shumë se një paraqitje konkurruese e grupeve pjesëmarrëse, sidomos në një festival ndërkombëtar”.

“Në festival po prezantohen tradita, zakonet dhe gurra e trashëgimisë së mrekullueshme të popujve pjesëmarrës. Por grupet pjesëmarrëse nuk u ngjitën vetëm në skenën e festivalit të vendosur në sheshin përpara stadiumit të futbollit “Flamurtari”, por edhe në mjediset e shumta publike, rrugë e sheshe, që mbajtën peshën e rëndë të ngjyrave të kostumeve, tingujt e këngëve dhe ritmet e valltarëve”.

Artistët pjesëmarrës kanë sjellë prej ditësh atmosferë dhe gjallëri në qytetin e Vlorës, i cili ka çelur edhe sezonin turistik të këtij viti.

Grupet pjesëmarrëse e kanë ndezur atmosferën përgjatë tre ditëve nëpër qytet, me vallet, muzikën, veshjet e tyre, nëpër sheshe dhe pika të ndryshme.

Sipari i këtij festivali do të mbyllet mbrëmjen e sotme ku të gjitha grupet pjesëmarrëse nga ku komuniteti organizativ do të ndajë edhe kupën e edicionit XVI të festivalit.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!