Vajzat duket se janë në një përpjekje të vazhdueshme për të gjetur influencuesen e famshme, me të cilën kanë të njëjtën gjatësi dhe formë trupi, nga ku mund të frymëzohen për disa ide veshjesh të thjeshta dhe me stil.
Nëse ju bëni pjesë te kategoria e gocave të gjata, atëherë ky është rasti që të merrni disa referenca IN nga një prej aktoreve më të famshme, që njihet për stilin e veçantë dhe protagonizmin në ngjarjet e mëdha të modës. Blake ka qenë ndër artistet kryesore në edicionet e Met Gala apo në javët e modës së New York Fashion Week. Nuk është befasi që gratë e gjata të marrin ide se si të vishen nga një prej aktoreve më me stil.
#1 Vishni xhaketa me gjatësi deri tek ijet për të evidentuar më shumë linjat trupore
#2 Balanconi stilin me një minifund me të çarë anash dhe një bluzë sipër
#3 Guxoni me këmisha të hapura që zbulojnë bustin
#4 Pantallonat deri te kyçi i këmbës janë një must
#5 Mos kini frikë të eksperimentoni me veshje të gjera