MENU
klinika

Pasi ekzekutoi gruan në Athinë me thikë

50-vjeçari kërcënon edhe vajzën: Do të vras edhe ty nëse…

17.05.2024 - 10:41

Detaje të tjera janë zbuluar nga krimi i rëndë ndodhur ditën e djeshme (16 Maj)në Athinë, ku shqiptari Artur Denaj masakroi me thikë ish-gruan e tij Enkelejda Denaj, duke e lënë të vdekur në mes të rrugës, pranë shtëpisë ku jetonte.

Sipas mediave greke ai ka deklaruar në polici se nuk pendohet për vrasjen, ndërsa dyshohet se kishte kërcënuar edhe të bijën.

“Do të të vras ​​edhe ty dhe pastaj do të vras ​​veten!. Do të bëhesh si nëna jote”, mësohet të ketë thënë ai.

Artur Denaj u arrestua pasditen e kësaj të enjte, në zonën e Filit.

Sipas burimeve të policisë 50-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit në momentin që u arrestua, ndërsa tentoi deri në sekondën e fundit që t’i shpëtojë prangave të policisë, duke u fshehur në pallatin në ndërtim.

Enkelejda Danaj e kishte denoncuar tre herë në polici bashkëshortin për dhunë në famlije.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi