MENU
klinika

Efektet kryesore

6 gjërat që i ndodhin trupit nëse nuk hani mjaftueshëm perime

03.05.2024 - 08:33

“Ha perimet që ke në pjatë!” Me siguri që edhe për ju kjo ka qenë një nga ato shprehjet përndjekëse të prindërve ndaj jush, madje edhe duke u rritur. Ndoshta, nuk janë të preferuarat tuaja, ose stili juaj i punës dhe i jetesës e bën të pamundur marrjen e tyre me paketim në zyrë apo porositjen në restorante ndërkohë që jeni të zënë gjithë kohës.

Organizatat më të rëndësisshme shëndetësore, mes tyre dhe Shoqata Amerikane e Zemrës sugjerojnë që të konsumoni deri në dy porcione perime në ditë. “Perimet janë burim energjie për shëndetin,” thotë Kalyn True dietologe. “Ato janë plot me lëndë ushqyese si vitamina, minerale dhe fibra”.

Të kombinuara me fruta apo ushqime të tjera, perimet i bëjnë shumë mirë trupit dhe organizmit tonë. Por, çfarë ndodh nëse nuk hani perime ose anashkaloni rekomandimet për sasinë e përditshme? Ja gjashtë efektet kryesore!

#1 Zvogëlohet sasia e fibrave në organizëm

#2 Risku për sëmundje rritet

#3 Me siguri që do të keni më pak energji

#4 Mund të jeni më të etur

#5 Shfaqen probleme me lëkurën nga aknet te acarimi

#6 Mund të shtoni peshë