MENU
klinika

Haig Zacharian

72-vjetori i lindjes së kompozitorit shqiptar me origjinë armene

08.05.2024 - 16:52

Më 8 maj të vitit 1952 lindi në Durrës, në një familje me origjinë armene, kompozitori i shquar Haig Zacharian. Mësimet e para për piano dhe teorinë e muzikës, i mori në shkollën fillore, në qytetin e tij të lindjes.

Nga 1969-1973 ai ndoqi studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (sot Universiteti i Arteve) në klasën e kompozicionit me prof. Tonin Harapi.

Pas diplomimit ka punuar si drejtues artistik i ansambleve amatore në H/C Fierzë, Tropojë (1973-1977). Ai u kthye në Durrës në vitin 1977, ku vazhdoi punën me ansamblet amatore në pallatin ”Rinia”.

Pas kësaj, nga 1980-86 ai u emërua mësues i lëndëve teorike në Shkollën e Muzikës “Jan Kukuzeli” të Durrësit. Ndërmjet 1986 dhe 1992 Zacharian punoi si kompozitor në krijimtari të lirë.

Në vitin 1993 ai u emërua shef i Katedrës së Teorisë dhe Kompozicionit në Akademinë e Arteve Tiranë (sot,U.A).

Në 44 vite të krijimtarisë së tij artistike, Haig Zacharian ka krijuar vepra të shumta në gjini të ndryshme të muzikës (vepra e tij janë luajtur në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të jetës muzikore shqiptare si dhe jashtë:Kosove, Maqedoni, Zvicër, Itali, Austri, Spanje). Ka kompozuar gjithashtu këngë për fëmijë, korale, muzikë filmash dhe aranzhuar shumë pjesë të muzikës klasike dhe romantike për ansamble të ndryshme. Stili i muzikës së tij është i dallueshëm, me ngjyra të holla dhe me një sens të komunikimit të drejtpërdrejtë.

Është vlerësuar me çmime të shumta për krijimtarinë dhe aktivitetet e tij muzikore.

Pas viteve 1990 krijimtaria e tij përveç filmave është kryesisht në gjinitë e muzikës së dhomës ku duken qarte tendenca të përdorimit dhe eksperimentimit në teknikat bashkëkohore të krijimtarisë muzikore.

Disa prej filmave, muzikën e të cilëve e kompozoi Zacharian: “Ilegalët”, “Dollia e dasmës sime”, “E fshehta e një nate”, “Yjet mbi Drin”, “Përtej mureve të gurta”, “Një ndodhi në port”, “Njeriu i mire”, “Dora e ngrohtë”, “Kohë e largët”, “Të mos heshtësh”, “Flutura në kabinën time”, “Vrasje në gjueti” e shumë të tjerë.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!