MENU
klinika

"Kemi çështje në hetim, por ju garantoj se…"

A ka politikanë që kanë folur në “Sky Ecc”? Përgjigjet kreu i SPAK

22.05.2024 - 14:22

Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve u pyet nëse ka politikanë që kanë përdorur aplikacionin SKY ECC.

Si përgjigje Dumani tha se nuk mund të prononcohet, por tha se ka cështje në hetim.

Ai garantoi se nëse do të evidentohen raste të tilla “ne do ushtrojmë ndjekjen penale sepse është detyrim ligjor”

Pyetje: A ka politikanë që kanë folur në SKY dhe a ka komunikime për zgjedhjet në to?

Altin Dumani: Nuk mund të prononcohem, kemi cështje në hetim, por ajo që ju garantoj unë se në çdo rast që do evidentohen raste të tilla ne do ushtrojmë ndjekjen penale sepse është detyrim ligjor. Por jemi në hetim e sipër dhe nuk mund të jap informacion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk i kemi duart e lidhura për t’i hetuar, por…”

A përbën imuniteti i deputetëve pengesë për SPAK? Përgjigjet Altin Dumani

"S’plotësojmë orekset mediatike, duhet të ketë prova!"

“Pse nuk goditet Rama”, kreu i SPAK replikon me Alibeajn