“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A mund të më shkaktojnë kancer kafja ose kafeina?
Përgjigjet mjeku: Jo. Disa studime madje kanë treguar se kafja ul riskun për të shkaktuar kancer të gjirit në grupe të caktuara femrash. Kokrrat e kafesë janë të pasura me antioksidantë dhe si të tilla, janë burimi numër një i antioksidantëve në dietën amerikane.
Kafja përmirëson qarkullimin e gjakut, rregullon humorin, ul dhembjen dhe përmirëson kujtesën. Por, sigurisht, nëse nuk ekzagjerohet. Dy kafe në ditë janë të mjaftueshme për efektin e mirë që përmendëm.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.