MENU
klinika

NATO po ndërmerr hapa konkretë

A po bëhet ideja e Macron-it realitet?

10.05.2024 - 17:09

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Perëndimin për rrezikimin e konfliktit global dje dhe tha se askush nuk do të lejohej të kërcënonte fuqinë më të madhe bërthamore në botë, duke shënuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ndërsa trupat ruse përparojnë kundër forcave ukrainase të mbështetura nga perëndimi, Putin ka akuzuar elitat “arrogante” perëndimore se kanë harruar rolin vendimtar që Bashkimi Sovjetik luajti në mposhtjen e Gjermanisë naziste dhe nxitjen e konfliktit në mbarë botën. “Forcat bërthamore strategjike ruse janë gjithmonë në gatishmëri”, tha Vladimir Putin gjatë fjalimit të tij në Sheshin e Kuq me rastin e paradës ushtarake dje, më 9 maj, ditën në të cilën Rusia feston fundin e Luftës së Dytë Botërore. “Rusia do të bëjë gjithçka për të shmangur një konfrontim global. Por, në të njëjtën kohë, ne nuk do të lejojmë askënd të na kërcënojë. Forcat tona strategjike bërthamore janë gjithmonë në gatishmëri”, tha kreu i Kremlinit, duke iu referuar jo drejtpërdrejt NATO-s.

Rusia “tregon muskujt” me paradën ushtarake, NATO

Parada në Moskë

Në Sheshin e Kuq, sipas traditës, autoritetet më të larta kombëtare, të shoqëruar nga disa përfaqësues të kombeve të tjera, ndoqën paradën e njësive këmbësore të forcave të armatosura ruse dhe kalimin tranzit të automjeteve ushtarake të ushtrisë, të cilat këtë vit ishin  në numër më të vogël se në vitet e kaluara, përfshirë edhe atë pandemik. Edhe këtë vit, si ai i mëparshmi, mungesat kryesore ishin tanket : asnjë automjet i këtij lloji, përveç veteranit të zakonshëm T-34 të “Luftës së Madhe Patriotike”, siç quhet Lufta e Dytë Botërore në Rusi, nuk mori pjesë në paradë.   Megjithatë, duhet marrë parasysh se nuk mungonin as “Jarët” dhe as “Iskanderët”, pjesë e treshes bërthamore të Moskës, si për të nënvizuar një herë përsëri se megjithëse forcat konvencionale ruse janë inferiore ndaj forcave të kombinuara të të gjitha vendeve të NATO-s, Rusia është dhe mbetet një fuqi bërthamore, prandaj si e tillë është për t’u frikësuar dhe respektuar.

Ideja e Macron

Këto deklarata vijnë në një kohë kur brenda NATO-s është ndezur një debat i madh, i nisur fillimisht nga presidenti francez Emmanuel Macron, që deklaroi në fund të shkurtit se dërgimi i forcave ushtarake perëndimore në Ukrainë nuk mund të përjashtohej. Ai shkaktoi emocione në Kiev, panik midis aleatëve perëndimorë, kryesisht evropianë, dhe zemërim në Moskë, shpejt u bë e qartë se pavarësisht mesazhi i shumicës së aleatëve europianë, pasi një gjë e tillë nuk bëhet fjalë, ideja nuk u refuzua kategorikisht. Madje më vonë mori mbështetje edhe nga politikanë të tjerë. Ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, i hodhi më pas benzinë ??zjarrit, duke thënë se Ukraina mund të përdorë armët britanike, dhe Britania e Madhe ka furnizuar gjithashtu raketa të fuqishme me rreze të gjatë “Storm Shadow”, për sulme në territorin rus. Ndërkohë, siç zbuloi “Corriere Della Sera”, në planin e NATO-s për Ukrainën, që do të miratohet në samitin e NATO-s në 9-11 korrik në Uashington, thuhet qartë se NATO nuk do të dërgojë ushtarët për të luftuar në Ukrainë.

Plani i NATO-s

Megjithatë, pavarësisht kësaj, në Lituani, një anëtare e NATO-s që, së bashku me fqinjët e saj baltikë dhe Poloninë, ishte më e zëshmja në paralajmërimin për rrezikun që vinte nga Moska, mendojnë ndryshe. Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis , pas një takimi me homologun e tij britanik, prezantoi për “The Guardian” perspektivat e një koalicioni ad hoc të vendeve perëndimore për të dërguar personel trajnimi ushtarak në Ukrainë me mbështetjen e mbrojtjes ajrore tokësore, duke thënë se vendi i tij është pro.  “Forcat tona ushtarake kanë trajnuar ukrainasit në Ukrainë përpara luftës dhe ne e kemi bërë këtë për shumë vite. Kështu që një kthim në këtë traditë mund të jetë mjaft i realizueshëm,” tha Landsbergis. “Mund të jetë hapi i parë në nismën e presidentit Macron”, shtoi ai. Megjithatë, ai është i vetëdijshëm që ky mund të jetë shkak për një përshkallëzim të mundshëm të tensioneve me Rusinë, por dhe me aleaten e saj, Bjellorusinë.