MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A shkaktojnë veshkat artrit?

29.05.2024 - 11:34

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje. Unë kam lindur me një defekt në veshka. E kam një veshkë në formë patkoi. Gjatë gjithë jetës sime kam pasur probleme, si: anemia, azotemia, kreati e herë pas here jam shtruar në spital. Por kam 6 vjet që vuaj tani nga artriti probleme sistemi urinar veshkatreumatoid akut në gjunjë, por nuk jam në Shqipëri jetoj në Suedi. Këtu më thonë që kam gonartrozë të theksuar si pasojë e veshkave. Pasi bëra një rezonancë, veshka ime punon ana e djathtë 32% dhe ana e djathtë diku 58%. Prandaj desha t’ju pyes, a e shkakton sëmundja e veshkave artritin? Faleminderit!

Mjeku: E nderuar paciente. Ndonëse analizat që ju përmendni nuk kanë shifra të sakta të njësive matëse, duket që juve vuani nga sëmundja kronike e veshkave. Ndonjëherë, si pasojë e veshkave të sëmura, në gjak akumulohet acidi urik i shtuar, dhe mund të ndodhë artriti në kyçe. Kjo kërkon mjekim të mirë të veshkave për të rritur e stabilizuar funksionin e tyre nxjerrës, si dhe mjekim të artritit duke synuar uljen e acidit urik në gjak.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.