MENU
klinika

Enkelejda përcillet sot në banesën e fundit

Eduart Denaj nuk pendohet për vrasjen e bashkëshortes

18.05.2024 - 10:25

Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i përket ngjarjes së rëndë ku 50-vjeçari shqiptar Eduart Danaj vrau me thikë ish-bashkëshorten e tij në Athinë.

Autori pritet t’i kërkojë falje hetuesit të hënën.

Për shqiptarin nga Vlora rëndon akuza për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorimi i armëve. Ndërkohë, të afërmit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët e të ndjerës do të përcjellin Enkelejda Danajn sot në banesën e të fundit në vendlindjen e saj në Shqipëri.

Vëllai i gruas, duke folur për mediat greke, ka përmendur torturat që ka bërë ish-kunati i tij ndaj motrës së tij edhe kur gruaja ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ai i kishte futur kokën në zbardhues.

“Ne kërkojmë që drejtësia të vendoset dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë por ai nuk pushoi kurrë së kërcënuari. Ai ishte një pijanec dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne”, tha vëllai i saj.

Ai foli edhe për motrën e tij, 40-vjeçaren, Enkelejda Danaj.

“Motra ime ishte një zonjë që i rriti fëmijët e saj me dinjitet dhe pavarësisht vuajtjeve ajo gjithmonë kishte një buzëqeshje”, shtoi ai.

Por pavarësisht këtyre episodeve, 50-vjeçari ka qenë i lirë, ndonëse se gruaja fatkeqe e kishte denoncuar tre herë në polici në të kaluarën për dhunë në familje. Më 7 maj, autori u arrestua pasi viktima e kishte denoncuar. Ai u referua për t’u gjykuar në Gjykatën e Athinës, por seanca e çështjes ishte shtyrë për ditën e sotme.

Në momentin e arrestimit, sulmuesi i dyshuar ishte qartësisht nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur. Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij.

50-vjeçari i arrestuar ka rrëfyer krimin e tij, ndërsa nuk ka shfaqur pendesë.

“U zgjova në mëngjes dhe shkova në atë vend, pasi e dija që do kalonte, deri në orën 5.30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula për pak dhe më pas u largova”.

I pyetur nga policia se pse e ka kryer krimin e rëndë, autori i vetë-rrëfyer është përgjigjur se nuk duronte dot të shihte të dashurin e saj duke drejtuar makinën e tij.

“Unë punoja dhe ajo po më hante paratë.”, ka deklaruar autori.

“Mora vendimin për të vrarë gruan time. Të punoj dy punë që të mi hajë ai? E dija kur do të dilte nga shtëpia. E qëllova dhe e godita me thikë. Më pas shkova në një hotel ku qëndrova rreth dy orë. Pastaj dola jashtë. Piva disa birra derisa policia më gjeti”. Vlen të theksohet se në asnjë moment 50-vjeçari nuk është “penduar” dhe nuk ka kërkuar falje”, shtoi autori Eduart Danaj.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi