24.05.2024 - 12:54
Eshtë fakt që vitet e fundit kemi parë shumë aksesorë apo rroba të dekadës së kaluar, që rikthehen fuqishëm.
Për shembull, kur bëhet fjalë për flokët, lidhëset prej llastiku dhe sateni janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë. Por një aksesor që bënte namin në vitin 1980, po pëlqehet shumë…
Alyssa Milano në vitin 1986 në serialin “Who’s the Boss?”
Kapësja e flokëve në formë bananeje po shfaqet kudo në TikTok, madje nëse shkruan #bananaclip të dalin plot 118 milionë rezultate, ku tregohen modele të ndryshme që mund të realizosh me të.
Është shumë e thjeshtë në përdorim dhe i mban flokët larg fytyrës. Pritet që në verë të bëhet akoma më e kërkuar nga vajzat dhe gratë.