MENU
klinika

Vlorë

Aksident i rëndë në Zvërnec, 3 persona dërgohen në spital

30.05.2024 - 12:34

Një aksident automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë.

Siç raportohet nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në Zvërnec.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Mësohet se përplasja ka qenë shumë e fortë dhe 3 persona janë dëmtuar, dy djem dhe një vajzë dhe janë dërguar me urgjencë në spital.