MENU
klinika

Nuk ka viktima

Aksident i rëndë te Unaza e Madhe, furgoni përmbyset mes të autostradës

03.05.2024 - 12:41

Duket se këtë të premte aksidentet në rrugë nuk kanë të sosur.

Pas makinës së policisë që përfundoi në Lanë, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Unazën e Madhe të Tiranës, ku si pasojë e përplasjes së disa makinave, një furgon është përmbysur i gjithi në rrugë.

Nga pamjet e siguruara shihet furgoni i përmbysur, por mësohet se nuk nuk ka viktima në njerëz. Nga aksidenti drejtuesi i furgonit është lënduar dhe si pasojë është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës.

Ndërkaq, si pasojë e aksidentit është bllokuar dhe qarkullimi për disa minuta, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për hetime të mëtejshme.