MENU
klinika

Mediat shtetërore të Iranit konfirmojnë lajmin

Aksidenti me helikopter/ “Presidenti Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm kanë vdekur”

20.05.2024 - 07:40

Mediat shtetërore të Iranit kanë konfirmuar lajmin e vdekjes së presidentit të vendit Ebrahim Raisi dhe Ministrit të i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, të cilët ishin në helikopterin që u rrëzua një ditë më parë.

Helikopteri me të cilin po udhëtonte presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe Ministri i Jashtëm u rrëzua të dielën ndërsa po fluturonte në një mjegull të dendur mbi një territor malor.

Rrëzimi i mundshëm i helikopterit vjen një muaj pasi Irani, nën drejtimin e Presidentit Raisi dhe udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei, ndërmori një sulm të paprecedentë me dronë dhe raketa kundër Izraelit dhe ka shtuar pasurimin e uraniumit pranë nivelit të një arme bërthamore.

Për vite të tëra Irani është përballur me protesta masive kundër qeverisë, mes një ekonomie të rrënuar dhe kërkesave të shtuara për të drejtat e grave. Rrëzimi i helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti iranian u shtohet problemeve të shumta me të cilat përballet Irani, një situatë delikate për Teheranin dhe të ardhmen e vendit ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit rrezikon të përhapet më gjerë në rajon.