MENU
klinika

Porositja e dhunës ndaj Sokol Mëngjesit

Akuzat e Rithemelimit për Ramën, reagon Balla: Një kazan me helm për publikun

29.05.2024 - 15:32

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka kthyer përgjigje akuzave të ardhura nga Rithemelimi, se pas sulmit të avokatit, Sokol Mëngjesi fshihet kryeministri Edi Rama si urdhërues.

Në reagimin e tij, Balla thotë se këto deklarata nuk janë gjë tjetër veçse “një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor”, referuar këtu Sali Berishës.

Balla shkruan se për këtë ngjarje, Policia ka nisur hetimet deri në zbardhjen e saj, teksa ka konfirmuar edhe kapjen e një prej autorëve.

“Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve.

Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor”, shkruan Balla.