MENU
klinika

Nuk i ndalet as Leaos

Al Khelaifi “bastis” Napolin, josh dy yjet e ekipit

11.05.2024 - 12:36

Më në fund, Mbappe theu heshtjen duke konfirmuar largimin e tij nga PSG, por ky nuk ishte një vendin surprizë për drejtuesit e klubit francez, të cilët prej kohësh po punojnë për të gjetur zëvendësuesin e tij. Në fakt, sheiku Al Khelaifi, ka jo një, por dy emra në tavolinë, për të plotësuar vendin e lënë bosh nga Mbappe.

Sipas mediave franceze, Al Khelaifi po mendon të bëjë “pazar” te Napoli, kërkon dy yjet e De Laurentiis, Osimhen dhe Kvaratskhelia. Nuk është një sekret që bosi i PSG pëlqen Osimhen, por risi në këtë pikë të sezonit është plani i tij për të transferuar në Paris dyshen e Napolit. Dy presidentët, De Laurentiis dhe Al Khelaifi, kanë një marrëdhënie të shkëlqyer ndërmjet tyre, por është pak e vështirë që De Laurentiis të privohet menjëherë nga dy yjet e ekipit.

Jo vetëm dy lojtarët e Napolit, në Francë besojnë ende se PSG mund të josh edhe Leao-n edhe pse sulmuesi i Milanit në çdo dalje publike ka konfirmuar dëshirën e tij për t’i qëndruar besnik “djallit”.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola