MENU
klinika

Reforma në Drejtësi

Ambasadori Gonzato: Progres në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

10.05.2024 - 11:00

Reforma në drejtësi është e pakthyeshme tha ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato, ndërsa nënvizoi se SPAK duhet të mbështetet nga qeveria dhe institucionet.

“Ka shuma arsye për të festuar sot. Progresi i bërë nga spak kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pastrimi nga sistemi i drejtësisë i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar… Është kërkuar shumë kurajo për të qenë krenarë me punën e bërë nga spak. Reforma në drejtësi duhet të forcohet, konsoliduar dhe duhet çuar përpara për të pasur më shumë rezultate. Këto rezultate t’u shërbejnë qytetarëve. Në këtë javë të Evropës kemi festuar në të gjithë vendin për gjithëpërfshirje në të drejtat e njeriut. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në të gjithë këto fusha. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme, dhe arritjet e spak duhet të jenë të pakthyeshme.

Përpjekjet për të konsoliduar arritjet e spak duhet të mbështeten nga të gjithë komponentët e shtetit duke përfshirë dhe qeverinë. Me këtë reformë është bërë shumë por sigurisht ka ende punë për të bërë. Doja tu falënderoja për punën e bërë. BE mbështet institucionet e drejtësisë dhe do të vazhdojë ta bëjë. Ky takim është bërë me asistencën e BE. Ky është fakt që do vazhdojë mbështetjen ndaj BE”, tha ai mes të tjerash.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin